Sarandë/ Gjendet tritol para dyqanit të një avokati, priten forca xheniere për ta larguar

21 Shkurt, 09:26

Familjarit të një avokati në Sarandë, i kanë vënë në dyqan një sasi lënde eksplozivi, që është gjetur e pa plasur në portën e subjektit.

Tritoli i paplasur ne lagjen nr.2, ne rrugën “Adem Sheme”. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pritet ardhja e eksperteve anti-eksploziv. Pranë vendit te ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE dhe një shkolle publike dhe një private.

Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa, në pronësi të familjarit të një avokati në Sarandë.