Sarandë, gjykata liron 6 nga 8 inspektorët e IMT! Dorëzohet në doganë ish-Drejtori! Ishin ndaluar për hotelin 7 katësh pa leje

16 Mars, 16:13

Gjykata e Sarandës la në arrest shtëpie 2 zyrtarë dhe liroi 6 të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi lejuan ndërtimin e një hoteli pa leje. Ndërkohë sot u dorëzua në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, ndërsa është ende në kërkim pronari i hotelit, njëkohësisht drejtor i Fondit të Kujdesit Shëndetësor Mariel Murati dhe Kozeta Statha.