Sarandë, i akuzuar për abuzim me të miturën i 'sulet' gazetares: Ik moj...

24 Prill 2020, 13:59

SARANDË - Gjykata e Sarandës ka lënë në masë arresti me burg 72-vjeçar, Bajram Tusha, në akuzë për abuzim seksual me një vajzë 17-vjeçare, mohoi akuzat në sallën e gjyqit. "Shkoj në burg vetëm për shkak se e kam ndihmuar këtë familje", mësohet të ketë thënë i moshuari

Prokuroria kërkoi burg pa afat në bazë të denoncimit të 17-vjecares dhe të dashurit të saj, gjithahtu edhe një përgjim ambiental gjatë momentit të ballafaqimit midis 17 vjecares dhe Bajram Tushës. Në këtë takim të përgjuar, mësohet se i moshuari i ka kërkuar vajzës të ndryshojë denoncimin dhe të tërheqë padinë. Kjo ngjarje ka shumë mistere brenda saj, për shkak se në një rrëfim ekskluziv që Report Tv pati me nënën e vajzës, ajo hodhi poshtë pretendimet duke thënë se 17-vjeçarja është manipuluar nga i dashuri i saj për të sajuar gjithë historinë. Tashmë i mbetet në dorë hetimeve të zbulojnë atë se çfarë realisht ka ndodhur.  17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.