Sarandë/ Identifikohet trupi që u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, i përket një çobani nga Elbasani të zhdukur 3 muaj më parë! S'ka shenja dhune

16 Nëntor 2023, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2023-11-16 14:37:25

Adnant Jaupi është 53 vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol. 53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij