Sarandë/ Ishin në hetim prej 4 vitesh për prodhim dhe shitje të narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas

3 Gusht 2023, 13:47

Policia në Sarandë ka kapur dhe arrestuar dy shtetasit Julian Guga dhe Aleks Mema, 45 dhe 51 vjeç, pasi ishin në hetim prej 4 vitesh për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.