Seanca e jashtëzakonshme pas kaosit me emërimet në 'Kushtetuese', flet Rama

15 Nëntor 2019, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2019-11-15 15:14:27

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë votoi me 97 vota pro një rezolutë përmes së cilës argumenton pse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, ndësa meret angazhimi për të zgjidhur ngërçin në këtë institucion, duke rishikuar legjislacionin. Kështu, Kuvendi tenton të pengojë krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit. Përmes rezolutës, Kuvendi e konsideron nul këtë dekret dhe kërkon që ai mos të zbatohet. 

Për të shmangur që këto procese të mbeten peng i presidentit, si krijimi i organit më të lartë ligjor në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se duhen marrë masat ligjore dhe kushtetuese nga Kuvendi "për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti brutal të atij që zyrën e presidentit e ka kthyer në zyrë për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, popullin shqiptar".

    No videos found.