Thellohet ngërçi në Kushtetuese/ Betohen Xhaferllari dhe dy anëtaret e zgjedhura nga Kuvendi, Meta: Filloi funksionimi i gjykatës

Thellohet ngërçi në Kushtetuese/ Betohen Xhaferllari dhe dy anëtaret e zgjedhura nga Kuvendi, Meta: Filloi funksionimi i gjykatës

Sekretari i Kushtetueses, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Vitore Tusha, Ilir Meta, Marsida Xhaferllari dhe Besnik Muçi

TIRANE - Teksa krijimi i Gjykatës Kushtetuese, organit më të lartë ligjor në Shqipëri, është futur në ngërç, këtë mbrëmje janë betuar në presidencë njëra pas tjetrës, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, anëtaret e Kushtetueses zgjedhur nga Parlamenti dhe Marsida Xhaferllari e dekretuar nga Presidenti në të njëjtin vend vakant që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjodhi automatikisht Arta Vorpsin pasi Meta nuk u shpreh breda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji ishin këshilltare ligjore në Kushtetuese, ndërsa nga dita e nesërme do të jenë në zyrat e tyre si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Por ndryshe është situata për Marsida Xhaferllarin. Ajo u betua teksa dekreti për emërimin e saj ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, pasi në të njëjtin vend vakant është zgjedhur automatikisht para këtij dekreti, Arta Vorpsi, e cila sot shkoi në punë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. E pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, nëse nesër do të paraqitet në punë, Marsida Xhaferllari ju përgjigj duke thënë vetëm: Faleminderit. 

Edhe pse në ceremoni të tillë ftohen të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, mungoi Arta Vorpsi. Ditën e sotme ndodhi një situatë e paprecedentë, ku Arta Vorpsi betimin e saj e noterizoi dhe ja dërgoi presidentit me postë.

Në ceremoni ishin edhe Vitore Tusha, anëtarja më e vjetër e Kushtetueses, të cilës i ka mbaruar mandati dhe pret të zëvendësohet, Besnik Muçi, anëtari që u zgjodh nga Meta dhe u betua në Presidencë më parë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatë Kushtetuese, Eugen Papandili.

Sekretari i Pergjithshem i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, Vitore Tusha dhe anëtarja më e re Elsa Toska

Një ditë më parë presidenti i Republikës u shpreh i prerë se nuk do ta priste në ceremoni betimi gjyqtaren Arta Vorpsin, që u zgjodh automatikisht nga KED pasi presidenti Meta nuk u shpreh brenda afatit ligjor për anëtarin e dytë të Kushtetueses, pasi zgjodhi Besnik Muçin, i cili ende nuk e ka kaluar fazën e fundit të vettingut.

Dy emrat e votuara nga Kuvendi i Shqipërisë Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese u botuan ditën e sotme në fletoren zyrtare. Ndërkohë nuk është betuar ende në Fletoren Zyrtare dekreti i Metës për anëtaren, Marsida Xhaferllari. Kështu, ashtu siç nuk është ende e qartë se çfarë vlere juridike mund të ketë betimi i noterizuar i Vorpsit, njëjtë është situata edhe për betimin e Xhaferllarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:13
FOTOLAJM/ Meta i buzëqeshur mes të atyre që mund ta shkarkojnë


Pas betimit të tre anëtarëve të rinj të Kushtetueses, Presidenti Ilir Meta në fund të ceremonisë ka bërë një foto me të gjithë anëtarët e gjykatës. Kreu i shtetit i buzëqeshur në të majtë kishte anëtarët e dekretuar nga vetë ai, Marsida Xhaferllari dhe Besnik Muçi, ndërsa në të djathtë ishte Vitore Tusha që i  ka mbaruar mandati dhe qëndron derisa të zëvendësohet, por edhe dy anëtaret e reja që u miratuan nga parlamenti Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Në foto duken të gjithë të buzëqeshur, por si për ironi të fatit janë pikërisht këta anëtarë që në një të ardhme të afërme mund të kenë mbi tryezë pikërisht dosjen për shkarkimin e tij, nëse shumica e voton një gjë të tillë në parlament, teksa aktualisht jemi në pritje të raportit nga komisioni i posaçëm hetimor.

Ora 20:46
Betohen tre anëtaret e reja, Meta: Jam i lumtur, filloi funksionimi i Kushtetueses


Presidenti Ilir Meta deklaron se Gjykata Kushtetuese nga sot nis funksionimin dhe për këtë shprehet i lumtur pasi prej dy vitesh ishte e bllokuar. "I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!" thotë Meta. Por në fakt, pavarësisht asaj që thotë Meta, Gjykata Kushtetuese për të funksionuar ka nevojë për gjashtë anëtarë, ndërsa deri tani ka pesë.

Ora 20:12
Zëvendëson kryetarin e Kushtetueses që u shkarkua nga vettingu! Betohet Papajorgji

E fundit që është betuar mbrëmjen e sotme para Presidentit ka qenë Fiona Papajorgji. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”. Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, Bashkim Dedja.

Ora 19:53
Betohet mbi Kushtetutë Marsida Xhaferllari, Meta i buzëqeshur: Hajt, urime dhe suksese

Është betuar mbi kushtetutë para Presidentit Marsida Xhaferllari, e dekretuar nga kreu i shtetit për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Një betim që krijon një ngërç për krijimin e gjykatës Kushtetuese, pasi për të njëjtën vend vakant u emërua më herët automatikisht Arta Vorpsi, pasi presidenti nuk u shpreh brenda afatit 30 ditor që i cakton ligji. Ai e dekretoi Xhaferllarin ditën e djeshme ndërkohë afati për të zgjedhur kishte mbaruar që më 7 nëntor. Dekreti i saj ende nuk është botuar në fletoren zyrtare. Xhaferllari zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.

Ora 19:32
'Si kaloni dhe suksese'/ Betohet anëtarja e re Elsa Toska: Do i qëndroj besnike Kushtetutës

Në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj që janë zgjedhur. Në pamjet e shpërndara nga Presidenca duket teksa Ilir Meta u ka uruar mirëseardhjen, ndërsa më pas është vendosur himni kombëtar për t'i lënë vendin betimit. E para që është betuar ishte Elsa Toska. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” tha ajo. Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Toska zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo

1573756380_elsatoska.jpg

Ora 19:07
Arrijnë në Presidencë anëtarët e Kushtetueses, mungon Vorpsi, Xhaferllari: Faleminderit...

Kanë mbërritur në Presidencë për t'u betuar anëtarët e rinj që janë zgjedhur, por edhe Vitore Tusha me Besnik Muçin. E para që arriti në Presidencë me një makinë zyrtare të institucionit, pra Gjykatës Kushtetuese ishte Elsa Toska e zgjedhur nga Kuvendi, ndërsa më pas mbërriti edhe anëtarja tjetër e zgjedhur po nga legjislativi, Fiona Papajorgji. Më pas ngjiti shkallët e Presidencës Marsida Xhaferllari, e dekretuar dje nga Presidenti. Edhe pse nuk është botuar vendimi në Fletoren Zyrtare, kreu i shtetit e ftoi për t'u betuar. E pyetur nga Report Tv nëse do të paraqitet nesër në zyrë, Xhaferllari u shpreh vetëm "Faleminderit". Presidenti ka ftuar edhe anëtarët e tjerë, që janë Besnik Muçi i betuar pak ditë më parë dhe Vitore Tushën që ishte e vetmja që i shpëtoi vettingut. Por ajo që ra në sy është fakti, që Arta Vorpsi nuk ka shkuar. E ndërsa Presidenti i mbylli dyert për betimin, ajo i dërgoi sot betimin që bëri te noterja, por kreu i shtetit nuk e njeh duke  e futur procesin ne kaos.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 14/11/2019 23:49

    Kan shperthy komunistet ketu a thua se Liken ja votoj basha .... harrojne qe i hapen kembet vete

    Përgjigju
  • Për likun: 14/11/2019 22:59

    O liku ilir floriri me një të rame të lapsit merte 700.000 euro kurse ti o liku rezik ske buk të hash ose je byth lëpirës i njerzve maskarenj si meta e kryekrimineli malok salhe. Ti i do kta se djali i malikut salhe shëtit botën pa kap 1 dit pun me dor. Kurse fëmit daun të hajdutit meta sdudjon me lekët e vjedhura të ilir flori bllokut. Ilir floriri e ka thën idhulli jot salheu o liku po kaq tru ke . Ku mund ti gjej likja 300.000 paund në vit që ti shkolloi daunët e ka 3 daun. Kurse ti vazhdo bjeri qemones o liku që ke shku për lesh.

    Përgjigju
  • Gano: 14/11/2019 22:26

    Fabrika e mjellit, misto mame, gjiri i lalezit, guroret ne tomorr 600ha, stallat e yzberishtit pallati 18000 m katror, floriri i krrabes shtepia ne bllok 800m, 13 banjot minierat e kromit, floriri i krrabes, fabrika e cimentos, vila ne beograd, 70 mln paund ne Linder, vilat ne albani ny, etj etj etj dhe tan lepuri me kroskotin e makines se nanos, dhe integriteti moral te hot tirana me gocen e lorit bashke me vasilin duan te mbrojne kushtetuten dhe popullin shqiptar nga vjedhjet.

    Përgjigju
    • Zylyftari: 15/11/2019 08:18

      Hahaa.. na kujtove vitet kur Mona i bertiste Tan Leprit ne tel.. te honksha k@^# Tani! Dhe ky sharrabajga e çepanit ishte kryeminister. Nejse, Liken ne shtepi e rrihte me zorre uji se nuk i ngopte xhepin dhe zorren. Bagetia qe mori peng Shqiperine

    • Mallakastrioti: 15/11/2019 00:38

      O “Gano” VËLLAI ke Harruar UZINËN e PËRPUNIMIT të THELLË të NAFTËS në BALLSH , ku Like HAJDUTI nga Skrapari ishte PRONAR për 10-15 VJET dhe pastaj e Shiti !!!!!! Dhe para se të bëhej PRONAR me EMRIN e Dikujt Tjetër , e VODHI dhe e GRABITI Nja 6-7 VJET të mira kur UZINA ishte SHTETËRORE dhe Drejtor Ishte LesheListi nga Ballshi Ardian Alushi , që i Binte Like HAJDUTIT 500 MIJË €URO çdo Fund Muaji me THES në TIRANË , sepse Ndryshe LIKE HAJDUTI e hiqte nga Puna si DREJTOR !!!!!! Vetëm në UZINËN e PËRPUNIMIT të NAFTËS në BALLSH Likja KRYEHAJDUTI mund të ketë VJEDHUR dhe GRABITUR mbi 300 MILJON €URO !!!!!! Shkoni në QYTET dhe PYESNI , sepse Liken e LSI Hajdutërisë e Njofin i Madh dhe i Vogël !! Likja e ka Pak Dënimin me Vdekje për DËMIN që i ka Shkaktuar SHOQËRISË SHQIPTARE dhe gjithë SHQIPËRISË !!!!!! RESPEKTE Gano VËLLAI.

  • Çepanhorror: 14/11/2019 20:55

    Like floriri! Hajdut me çizme i tranzicionit! Turp i Shqiperise! Mbreti o ordinereve! Fshatari i katapultuar ne pushtet! Pjella e monstres berishe! Hyri ne politike leckaman e doli sheik i lare ne flori! Zaptues e plaçkites! Vrases! President i Shqiperise.. hapu dhe!

    Përgjigju
  • Turp: 14/11/2019 20:16

    Nuk eshte fare ne treshen e parashikuar nga Kushtetuta dhe do te behet Gjykatese. Kesaj i thone te jesh nxenes i peses dhe mesuesja te te beje kujdestar klase (Vetem nga inati se nxenesja e dhjetes ia kalon edhe mesueses). Shkurt, solidaritet mes humbesish. Injorojeni!

    Përgjigju
  • Liu: 14/11/2019 19:32

    Liku qenke tifoz i Metes me bllok ne dore me 700.000€,zoti Liku drejtesia akoma eshte ne doren e kriminelit Berisha,dhe hajdutit Meta,dhe deshiroj qe kryeministre te gruaja e mikut tat Monika apo Lulzim Basha qe shiti detin,qe vrau 4 fukarej me duar ne xhepa,volli 270 milion € rrugen kombit qe akoma dhe sot nuk ka perfunduar,zoti qofte me ty o Liku.

    Përgjigju
  • Me duket se: 14/11/2019 19:24

    Neni 129 i Kushtetutes: "Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës", thuhet në nenin 129 të Kushtetutës. FILLON DETYREN - Nuk do te thote se nuk eshte perzgjedhur si gjyqtare. Pra ajo eshte Gjyqtarja e zgjedhur por me betimin caktohet data se kur fillojne t’i numerohen ditet drejte skadences se mandatit. Po te donte ta bente themelor betimin perpara Presidentit Kushtetuteberesi do te kishte vendosur nje detyrim si vijon: FILLON DETYREN VETEM ATEHERE KUR... Dergimi me poste eshte ide gjeniu. Pse vetem Ilirit i lejohen shpikjet?

    Përgjigju
  • Liku: 14/11/2019 17:51

    Rama kerkon te kape dhe sistemin e drejtesise. Zgjedhja per anetare te Kushtetueses me ligje i takon 1. Presidenti 2. Kuvendi 3. Gjykata e Larte. Jo per te mbajtur krahun e Metes por Meta beri perzgjedhjen i pari dhe pastaj Kuvendi ne kundershtim me Kushtetuten i zgjodhi 2 pernjeheresh. Pra orkestra e Rames nuk e don drejtesine. Turp

    Përgjigju
  • TURPI SHQIPRIS: 14/11/2019 16:06

    Vazhdimi në postin e Presidentit të ilirit me bllok në dor është diskretitimi i Shqipris në mënyrën më të pështir. Ky njeri e ka vëndin vetëm në burg. E çdo vones është dëm i madh për Shqiprin. Shikoni si vepron me Presidencën sikur e ka të monika buçes Presidencën. Turp i madh për Shqiptarët me një fëlliqsir të till President.

    Përgjigju
  • F-35: 14/11/2019 15:00

    Patem shperesa tek SHBA, por media VOA, (zeri i Biberajt ne fakt), e cila duhet te percjelle qendrimet e Departamentit te Shtetit, ne menyre hileqare ushqen kaosin ne Shqiperi. Pra tek kjo media tashme duket IM e ka mje mbeshtetje, ose keshtu duket te pakten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë