Seanca e radhës, ish-ministri Saimir Tahiri mbërrin te Gjykata e Krimeve të Rënda

22 Korrik 2019, 11:40

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur mesditën e sotme në  Gjykatën e Krimeve të Rënda, nën shoqërinë e avokatit të tij, Maksa Haxhia. Sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore, pasi u shty për herë të tretë me arsyetimin se prokuroria nuk ka gjetur 3 procesverbale

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes 'Habilaj'.