Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, foli për mediat pas seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për masakrën e Gërdecit.
Ndër të tjera, ai deklaroi se në mënyrë të padrejtë GJKKO nuk po pranon 9 dëshmitë e disa ish-zyrtarëve të lartë amerikanë dhe europianë lidhur me çështjen. Sipas avokatit Visha, dëshmitë janë përcaktuese për çështjen.



















