Seanca nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe ish-deputetin Tomor Dosti

5 Mars, 10:38 | Përditesimi: 5 Mars, 10:38

Seanca e sotme parlamentare nis me 1 minutë heshtje për heroin Adem Jasharin dhe familjen e tij në Prekaz. Kjo minutë heshtje u mbajt me kërkesë nga Partia Socialiste. Në 5 mars 1998 Serbia nisi sulmet ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Sakaq,  Partia Demokratike ka kërkuar mbajtjen e 1 minutë heshtje për ish-deputetin Tomor Dosti, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

A.M/Shqiptarja.com