Sejko: Inflacioni në tremujorin e tretë të këtij viti arriti rekord, më i larti që nga vitit 1998

27 Tetor 2022, 09:46 | Përditesimi i fundit: 2022-10-27 16:20:07

Inflacioni në tremujorin e këtij viti ka arritur nivelin më të lartë historik të shënuar në vendin tonë qysh prej viti 1998. Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko tha se niveli i inflacionit për tre mujorin e këtij viti ka arritur 8%, ndonëse sipas tij është norma më e ulët krahasuar me vendet e rajonit, por edhe ato të Europës.