Sejko: Inovacioni teknologjik sfidë edhe për bankat qendrore! Ekonomia e qëndrueshme, presim ulje inflacioni

18 Janar, 12:58

Në forumin "Euromoney" të zhvilluar në Austri mes shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore rreziku nga luhatjet e inflacionit dhe sfidat e zhvillimit teknologjik ishin në fokus të diskutimeve. Guvernatori Gent Sejko tha se teknologjia, ka sfiduar bankat qendrore dhe se duhet treguar kujdes. Sa i takon ekonomisë, Sejko tha se është pozitive, përpos kostove të rritura prej inflacionit.