Sejko: Lufta në Ukrainë ka ndikuar në sfida serioze, inflacioni do jetë i lartë për 2 tre mujorët e ardhshëm

10 Tetor 2022, 11:12

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka ripërsëritur edhe njëherë se inflacioni do të vazhdojë të jetë i lartë për 2 tremujorët e ardhshëm.

‘Sikundër jemi në dijeni BSH kanë qenë të angazhuara në bisedime me FMn në kuadër të artikullit 4. Në fokus kanë qenë sfidat globale dhe reformat strukturore. Në tërësi konstatoj se BSH dhe FMN kanë ndarë qasje të ngjashme për ecurinë. Lufta në Ukrianë ka ndikuar në sfida serioze edhe në vendin tonë. Inflacioni në muajin gusht kapi 8%, që ndikon në stabilitetin makroekonomik. Ky inflacion dëmton perspektivat afatgjata të zhvillimit të vendit. (...)’- tha Sejko

  •