Sekretari i Jashtëm britanik Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga Hasani

22 Maj, 11:42

Sekretari i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, David Cameron mbërriti sot në Shqipëri. Ai u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin,  Lord David Cameron”, u shpreh Hasani në platformën X.

“Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi Hasani.