Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD: Plani për integrimin i realizueshëm!

19 Shkurt 2021, 18:50 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 19:25:21

Arben Kashahu, Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD i ka cilësuar të duhura vizitat e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë gjatë ditëve të fundit.

Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Danjela Malokun, Kashahu thotë se këto dy vende nuk janë zgjedhur pa qëllim për të kryer vizita, pasi sipas tij ato kanë shumë për të treguar lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Kashahu tha se në këtë moment, në Shqipëri duhet sjellë besimi se ky vend mund të zhvillohet dhe se plani i PD-së është i realizueshëm.

"Është pikërisht situata e duhur për t'i bërë ato. Basha është kandidati më i mundshëm për kryeministër i Shqipërisë. Si i tillë, Basha ka bërë dy takime shumë të rëndësishme sy më sy. Janë në kohën e duhur për disa arsye. Në Shqipëri duhet sjellë besimi se vendi do zhvillohet dhe se plani i PD-së është i realizueshëm. Ka interes nga vendet perëndimore se mund të investohet në Shqipëri. Është diskutuar për turizmin me kryeministrin e Kroacisë. Këto dy vende kanë veçori prandaj nuk janë zgjedhur kot. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, në raport me zhvillimin e konferencën e parë ndërqeveritare Kroacia ka shumë se çfarë të na tregojë" - tha Kashahu.

Njësoj si kryedemokrati Basha, edhe Arben Kashahu shprehet i bindur në integrimin e Shqipërisë në BE dhe se plani i demokratëve për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Ai thotë se ky plan është i realizueshëm.