Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës

10 Dhjetor 2024, 17:20

Bizneset shqiptare nuk po i përgjigjen reformës së qeverisë për rritjen e pagave. Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë se pagat mesatare në sektorin privat janë ulur përgjatë verës dhe rritje ka pasur vetëm tek pagat e administratës. Në fund të muajit shtator paga mesatare shtet-privat përllogaritet në 77.6 mijë lekë.