Sekuestrimi 123 mijë paundëve, policia: Në pranga shoferi, paratë të vendosura në prapakolp

19 Maj 2021, 20:56 | Përditesimi i fundit: 2021-05-19 20:58:00

Policia e Durrësit ka dhënë një njoftim zyrtar për mediat në lidhje me sekuestrimin e 123 mijë paundëve në furgonin që vinte nga Anglia.

Policia njofton se ka arrestuar 21-vjeçarin, banues në Hamallaj, shtetasin Olsi Sefolli, nën akuzë për  'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale",dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”

Policia njofton se gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

'Bashkëpunimi i shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore çoi në sekuestrimin e një shume të madhe parash të padeklaruara në kufi. 

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit, një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestorn 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën të fshehura pakot me paund e stërlina.