Sekuestrimi i 3 kg tritol dhe 4 granatave në Vlorë, largohet poseduesi! Policia: Bllokuam lagjen, por braktisi lëndën plasëse dhe iku

15 Shkurt 2023, 09:43 | Përditesimi i fundit: 2023-02-15 11:43:05

Një sasi tritoli rreth 3 kilogram dhe disa granata u gjetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Report Tv mësoi se tritoli dhe granata ishin vendosur në një çantë dhe ishte lënë në një shtëpi të pa banuar në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorë.