Sekuestrohen pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës! 1 dyqan e 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë € të ish-gruas, llogari bankare e 12 makina të vëllait e ortakut

1 Prill, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2024-04-01 12:00:57

Sekuestrohen pasuritë e të afërmve të baronit të drogës Gëzim Çela. Bëhet fjalë për 1 dyqan e 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro të ish-gruas, si edhe llogari bankare e 2 makina të të vëllait Naim Çela. Në sekuestro është vënë edhe një shoqëri tregtare e ortakut të Çelës, bashkë me 10 makina.