Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni

19 Qershor 2024, 15:49 | Përditesimi: 5 Shtator, 20:24

Pasuritë e dy vëllezërve që kishin transformuar 2 qendra estetike në baza prostitucioni në Tiranë janë vënë në sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë së Tiranës dhe vendim të Gjykatës.

Bëhet fjalë për pasuritë e vëllezërve A dhe M.R të arrestuar në qershor 2020: 1 dyqan, 1 parking, 1 apartament, 5 makina e disa llogari bankare.

Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Ndërkohë të ardhurat i investonin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat ishin në emër të tyre por dhe të prindërve të tyre. 

r.k./Shqiptarja.com