Sekuestrohet 500 kg kanabis në Vlorë, do trafikohej drejt Turqisë! Droga e ndarë në 34 pako, 7 në pranga

12 Dhjetor 2023, 14:30

Një operacion anti-drogë ka çuar në sekuestrimin e 500 kg kanabisi në fshatin Trevllazër në Vlorë. Droga e ndarë në 34 pako po transportohej drejt detit me qëllim trafikimin në Turqi. Në pranga kanë rënë 7 persona, ka edhe të tjerë në kërkim.