Senati i UT merr vendimin unanimisht: Studentët e Juridikut të lirojnë menjëherë godinën

1 Shkurt 2019, 16:44

Senati i Universitetit të Tiranës ka vendosur me vonë unanime lirimin e menjëhershëm të godinës së Fakultetit të Drejtësisë, auditoret e të cilës mbahen të bllokuara nga disa studentë të cilët janë ngujuar prej ditëve të para të janarit 2019. Brenda godinës së Juridikut ndodhen të ngujuar një grup i vogël studentësh, të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë. Aktualisht, të gjitha degët e juridikut po zhvillojnë mësim në ambientet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në kryeqytet. Në deklaratën e miratuar nga anëtarët e Senatit të UT, kërkohet që studentët të lirojnë hapësirat e fakultetit për të lejuar zhvillimin normal të procesit mësimor, kërkesë kjo e pjesës dërrmuese të studentëve të Juridikut.

Sot Senati i UT votoi pa ASNJE vote kunder per lirimin e menjehershem te hapesirave te fakulteve qe mbahen te bllokuara. Kesisoj, Senati i UT i eshte bashkuar permes vendimmarrjes se sotme shumices derrmuese te studentëve që duan të zhvillojnë mësim.

Deklarata e Senatit të UT

Paralel me këtë mbledhje, një grup pedagogësh, mes tyre ish-deputeti i PD-së Mark Marku dhe kandidati për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Rezart Prifti. Pas takimit ata janë shprehur se kanë dalë pa një përgjigje në lidhje me 5 kërkesat e tyre, ndëra shtuan se ende nuk kanë një vendim për grevën (Lexo këtu). Të shumtët e fakulteteve i janë rikthyer normalitetit ndërsa probleme vijon të ketë në Fakultetin e Drejtësisë dhe tek Histori Filologjia.