Mbyllet takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Marku: S'gjetëm zgjidhje, brenda dy ditësh vendosim për grevë

TIRANE-Mbyllet pa zgjidhje takimi i disa pedagogëve të Universitetit të Tiranës me ministren e Arsimit dhe Sportit, të cilët pak ditë më parë i vendosën ultimatum qeverisë deri në datë 1 shkurt (lexo ketu), që të ndryshonte ligjin e Arsimit të Lartë, ose në të kundërt do të bojkotonin mësimin duke paralajmëruar edhe grevë. Në takim me ministren e Arsimit dhe Sportit ishin pedagogët; Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka, Altin Shegani, Marinela Shota dhe Erika Bejko.

Disa nga pedagogët janë aktivistë të Partisë Demokratike. Pas takimit që zgjati rreth dy orë, Mark Marku u shpreh se biseda ishte konstruktive, por në fund refuzuan tentativën e ministres për të negociuar për kërkesat e tyre. Marku theksoi se do të presin deri në mbrëmje për një përgjigje zyrtare nga ministria e Arsimit dhe nëse nuk pranohen kërkesat e tyre brenda dy ditëve do të vendoset nëse pedagogët do të futen në grevë.

"Diskutuam për gjendjen në universitet dhe i qëndruam kërkesave tona. Faktikisht nuk pati qëndrim konkret nga ministrja, nuk u shpreh gjatë takimit për asnjërën nga kërkesat. Ne e konsiderojmë si mos përgjigje ndaj kërkesave, presim deri në darkë nëse do të ketë përgjigje konkrete. Nesër do mbajmë një qëndrim. U diskutua, por nuk u ra dakord për asgjë. Ne do të konsultohemi në asamble, pasi vendimi për grevë do të duhet të merret me pedagogët. Por do të presim deri në darkë për një përgjigje, në të kundër do i drejtohemi trupës akademike për një qëndrim.

''Takimi ishte konstruktiv, qamë hallet, deri në momentin e fundit, por... Nuk pranuam të negocionim për kërkesat dhe në fund ministrja u përpoq të na mbushte mendjen sa i mirë ishte pakti për universitetin, ndërkohë që ne e kuptojmë më mirë se ajo. Nëse kolegët do të bien dakord për grevë, do të jetë grevë e pedagogëve. Studentët kanë protestën e tyre. Ne mbështesim studentët në cdo lloj forme të rezistencës. Brenda dy -tre ditëve do të kemi qëndrimin tonë, do të kërkojmë mbështetje për një grevë të përgjithshme. Kjo është ideja, por realizimi do të varet nga qëndrimi i kolegëve" deklaroi Mark Marku.

Ndërkohë pas takimit me ministren e Arsimit, në ambientet e Rektoratit është zhvilluar një mbledhje mes senatit akademik, ku në fokus ishin kërkesat e studentëve, si edhe VKM-të e miratuara në datën 26 dhjetor 2018. Pas mbledhjes dekani i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha u ka bërë thirrje studentëve bojkotues të lirojnë ambientet e fakultetit. Momentalisht Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Histori Filologjisë, nuk kanë nisur normalisht procesin mësimor. Godina e Fakultetit të Drejtësisë mbahet peng nga një grup studentësh bojkotues, ndërsa në fakultetin e Histori Filologjisë studentët janë të gjithë në bojkot.

Kërkesat e pedagogëve:
1. Mbështetje të protestës së studentëve
2. Shprehjen kundër Ligjit për Arsimin e lartë
3. Anulimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor
4. Kërkojmë rritjen e buxhetit  për arsimin publik
5. Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion