Serat me kanabis në Berat, lëshohen 9 urdhër-arreste, ekzekutohen 6 prej tyre! SPAK identifikon organizatorët e financuesit

25 Prill, 17:37

SPAK ka identifikuar financuesit dhe organizatorët e serave me kanabis që u zbuluan në Berat në vitin 2022, ku në këtë sipërmarrje kriminale, punonin dhe 95 gra. 6 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim është bilanci I operacionit të zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit. Na hetimet e SPAK ka rezultuar se disa persona nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati kanë vepruar si në grup të strukturuar kriminal për marrjen me qira të serave, ngritjen e infrastrukturës për kultivimin e bimëve narkotike duke rekrutuar si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e rrethinat.