Serbët bojkotuan votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, politologu për Report Tv: Skenar i Serbisë që të rritej presioni i ndërkombëtareve ndaj Kosovës

22 Prill, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2024-04-22 13:54:04

Në veri të Kosovës dështoi referendumi për shkarkimin e 4 kryetarëve, për shkak të bojkotit masiv të serbëve. Politologu Fidan Ukaj thotë për Report Tv se bojkoti ishte një skenar i Serbisë me qëllim që presioni ndërkombëtar të shtohej ndaj Kosovës dhe të detyronin që kryetarët të dorëhiqeshin.