Seria A 'ndizet' që në javën e 5-të, në 18:00 në 'San Siron' plotë luhet Milan-Inter

3 Shtator 2022, 09:52

Seria A ndizet që në javën e pestë. Sot duke filluar nga ora 18:00 në “San Siro” luhet derbi Milan-Inter mes dy skuadrave që shihen si favorite për të fituar titullin. Trajnerët garantojnë spektakël. Në mbrëmje po për javën e pestë Lazio pret Napolin.