Sërish kaos me Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Një gjyqtare e Shkallës së parë bllokoi vendimin e GJL. I drejtohemi Arbitrazhit Ndërkombëtar

7 Qershor, 16:52 | Përditesimi: 7 Qershor, 16:52

Teksa afati 30-ditor i qeverisë për zgjidhjen e konfliktit në Aeroportin e Vlorës po shkon drejt fundit, një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë ka bllokuar sërish ndryshimin e administratorit. MABCO ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Miranda Naka, e cila sipas kompanisë ka shkelur vendimin e Gjykatës së Lartë dhe ka njoftuar nisjen e procedurave për arbitrazh ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar, duke akuzuar institucionet për mosveprim në zhbllokimin e kantierit.

E.H/Shqiptarja.com