Kuvendi Kombëtar që mblidhet këtë të shtunë vjen në një moment kur Partia Demokratike ka mbyllur debatin për liderin, por jo atë për të ardhmen e saj të brishtë. Për analistin Alban Daci, rikonfirmimi i Sali Berishës me 23 maj ishte i pritshëm. Pyetja vërtetë e rëndësishme është një tjetër: është PD sot një forcë që bind shqiptarët se mund të rrëzojë Edi Ramën e të vijë në pushtet ?


















