Sesion i ri, halle të vjetra/ Byroja e Kuvendit ‘vulos’ përjashtimin me 30 ditë për 6 deputetët e PD! Hoti: U ndëshkuam se protestuam kundër Ballukut

20 Janar, 16:22 | Përditesimi: 20 Janar, 16:22

Byroja e Kuvendit la në fuqi përjashtimin me 30 ditë pune nga punimet parlamentare për 6 deputetë të opozitës të përfshirë në aksionin me flakadanë në seancën e fundit plenare të vitit të shkuar. Deputetët e opozitës akuzuan se u përjashtuan për protestën kundër Ballukut e cila sipas tyre, ka kthyer parlamentin në mburojë politike.

    I.M/Shqiptarja.com