Sezon i mbarë i shalqirit në Imshtë, shitet me 25 lekë kilogrami

3 Korrik 2023, 17:13

Për herë të parë, fermerët e Imshtës në Lushnjë, kanë mbetur të kënaqur me prodhimin dhe çmimin për kg të shalqirit. Këtë vit ata e shesin kilogramin me 25 lekë, 5-fish më shtrenjtë se vitin e kaluar.