Sezon i ri, halle të vjetra! Trafik i rënduar në fillimsezonin turistik! Rruga e Rinasit kthehet në makth, radhë kilometrike mjetesh

8 Qershor, 17:52

Shtimi i turistëve dhe fluksi i qytetarëve që zgjedhin bregdetin, veçanërisht në fundjavë, ka nisur që tani të shfaqë probleme, me trafik të rënduar, kur sezoni nuk ka shënuar ende pikun e tij. Për të shmangur bllokimin në një kohë kur pritet rekord turistësh policia rrugore thotë se do të ketë efektivë në pikat tradicionale të trafikut, por do të përdoren edhe dronë për të ndërhyrë ku ka bllokim