Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për kryeqytetin

10 Gusht, 18:03 | Përditesimi: 10 Gusht, 18:03

Në kulmin e sezonit turistik, kur Tirana pret mijëra vizitorë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë po garanton shërbim 24 orë në ditë për qytetarët dhe turistët.

Këtë e theksoi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik për Tiranën, Taulant Balla, gjatë një vizite në UKT, ku u prit nga drejtori Flauers Shoshi dhe u njoh me organizimin e punës së strukturave operative.

Sipas drejtuesit të UKT-së, shërbimi operativ funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke mundësuar marrjen dhe trajtimin në kohë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve.

E.H/Shqiptarja.com