Sezoni turistik nis në mënyrë të pazakontë, një avion stacionohet në plazhin e Drimadhes

30 Prill 2019, 18:10

Një avion i vogël është ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhes.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com, duket avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.

Ende mbetet e paqartë se si avioni ka mbërritur atje.