Sezoni turistik pa ujë të pijshëm në Golem, banorët e blejnë nga autobotët

1 Gusht 2022, 15:32

Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik, banorët e plazhit të Golemit edhe këtë vit, ashtu si prej kohësh, vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Për të siguruar ujin, qytetarët detyrohen të mbajnë radhë çdo ditë në orët të para të mëngjesit dhe për t’u furnizuar kundrejt pagesës në depozitat e boteve që sjellin firmat.