Sezoni turistik rëndon qarkullimin në Lezhë! Policia Rrugore: Përdorni rrugët dytësore për të lehtësuar trafikun

28 Qershor 2023, 10:39 | Përditesimi i fundit: 2023-06-28 15:07:09

Fundjava që lamë pas ishte pikënisja e një trafiku të rënduar, që pritet të shoqërojë rrugët e rajonit të Lezhës edhe gjatë këtij sezoni veror. Fluksi më i lartë i automjeteve është në segmentet drejt zonave turistike, duke sjellë dhe rendim të qarkullimit rrugor.