Sezoni veror, plazhet pa vëzhgues në Pogradec, privati shkel ligjin! Bashkia: U kemi lënë dy ditë afat, pritet ndërtimi i kullave të vrojtimin në vijën liqenore

11 Korrik 2023, 16:40

Siguria nuk mungon vetëm në bregdet por edhe në plazhet liqenore, siç është rasti i Pogradecit ku mungojnë vëzhguesit. Bashkia doli në terren për gjoba pas tragjedisë së Vilëbashtovës, ndërsa policia sekuestroi çadrat dhe procedoi administratorin e një plazhi privat që kishte zaptuar hapësirën publike