Sezoni veror/ Report Tv në Shpellën e Pëllumbave në Himarë, i preferuar nga turistë vendas e të huaj

22 Korrik 2023, 16:15

Tërheqës për peizazhin dhe mrekullitë e natyrës që ofron Shpella e Zezë ose siç quhet ndryshe Shpella e Pëllumbave në Veri të Himarës është shndërruar këtë sezon turistik në një destinacion të preferuar për turistë vendas dhe të huaj. Report TV udhëtoi drejt Plazhit të Pëllumbave ku turistët rrëfyen mbresat e tyre