Sfida në TikTok, kush ha më shumë patatina pikante! Një 14-vjeçar vdiq në SHBA! Në Shqipëri fëmijët blejnë ‘Takis’, shitet pranë shkollave deri në 1 mijë lekë

19 Nëntor 2023, 19:23

Një sfidë po qarkullon frikshëm në TikTok, ku fëmijët vihen në garë me njëri-tjetrin se kush konsumon më shumë patatina të rrezikshme. Një sfidë e tillë i mori jetën 1 muaj më parë një 14-vjeçar në SHBA, ndërsa në Shqipëri, të miturit po garojnë se kush ha më shumë patatina Takis që mund të blihen lehtësisht pranë shkollave.