Sfidat dhe vështirësitë e një jetimi, aktivisti flet në Report Tv: S’kemi asnjë privilegj, strehimi problematika jonë më e madhe! Mesazhi? Mos u dorëzo

20 Maj 2022, 20:43

Mos u dorëzo”, ishte ky mesazhi i fortë që dha aktivisti i të drejtave të jetimëve, Sabail Gjyli.

Ai është një prej tyre. Sabail është rritur dhe edukuar në jetimoren e Shkodrës, por pavarësisht vështirësive dhe privimit të shumë kënaqësive në jetë, ia ka dalë të arsimohet dhe të punësohet me forcat e veta, sepse siç tha nuk e humbi asnjëherë besimin.