Shalsi-Spaho sherr e fyerje në Komisionin e Ekonomisë: Paratë po i pastron ndërtimi! Braçe: 'Torta' ndahet mes politikanëve e ministrave

24 Nëntor 2021, 19:35

Ka nisur me fyerje, debat dhe akuza mbledhja e Komisionit të Ekonomisë për për projektligjin e pastrimit të parave. Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi dhe deputeti i opozitës Edmond Spahu i kaluan vijat e kuqe të etikës në replikat mes tyre.

Bumi i ndërtimeve në kryeqytet është sektori që po pastron paratë ishte shqetësimi i ngritur nga deputeti i PD, Arbi Agalliu.