Sharrohen rrënojat për nxjerrjen e 27-vjeçarit në Qerret

7 Gusht 2023, 15:41 | Përditesimi i fundit: 2023-08-07 15:54:04

Shaban Shehu, 55 vjeç kishte punësuar 27-vjeçarin Albert Roshi për të kryer disa punime në shtëpinë e tij në Qerret, kur tarraca iu shemb sipër dhe i bllokoi nën rrënoja që të dy.

Kanë qenë punonjësit e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga rrënojat dy personat që kishin ngecur poshtë copave të betonit.

Në video tregohet momenti kur punonjësit e zjarrfikëses sharrojnë rrënojat për nxjerrjen e dy personave që ishin bllokuar nën beton.

Fatkeqësisht Shaban Shehu nuk ia ka dalë të mbijetojë, ndërsa i riu është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.