SHBA/ Anija e Marinës Meksikane përplaset në Urën e Bruklinit, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

18 Maj, 07:25 | Përditesimi: 18 Maj, 07:25

Të paktën dy persona kanë humbëm jetën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një anije stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City, tha kryebashkiaku i qytetit.

Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes.

Pamjet tregojnë teksa anija godet urën ndërsa po kalonte nën strukturën e saj.

r.k./Shqiptarja.com