‘Shef mos u afro, mos hy në gjak me mua’, si i drejtoi armën Sokol Mjacaj shefit të policisë së Burgjeve! Negociatat për dorëzim

19 Dhjetor 2023, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2023-12-19 12:55:15

Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja në burgun e Peqinit dhe dinamikën se si ka ndodhur ngjarja përmes zbardhjes së dëshmive të zyrtarëve të arrestuar tashmë për shpërdorim detyre. Qani Muça, specialist i regjimit të posaçëm, i cili ushtronte edhe detyrën e shefit të policisë së Burgjeve, ka dëshmuar episode pas momentit të vrasjes së Arben lleshit nga Sokol Mjacaj.