Shefi i sektorit të AMP hap portal për gjobëvënie, denigronte drejtuesit e policisë për tu bërë drejtor! Shpallet në kërkim, arrestohet kolegia dhe gazetari

30 Maj, 14:20 | Përditesimi i fundit: 2024-05-30 22:43:19

Një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një gazetar janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim shefi sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një portal ku publikonin lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit.