Shefi i Shtabit të FA: Baza e Kuçovës një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë! E vetmja në Ballkanin Perëndimor

4 Mars, 10:45

Gjeneral Major, Arben Kingji, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha se baza e Kuçovës do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë.

‘Është një ngjarje e shënuar për FA dhe vetë aleancën. Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë.

Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja në Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë në operacionet e vendeve të aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi.  Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.’- tha Kingji.