Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj

22 Prill, 18:15 | Përditesimi i fundit: 2024-04-22 21:22:34

Asambleja e Akademisë së Shkencave miratoi pranimin si akademikë të jashtëm të saj, të disa personaliteteve që jetojnë e punojnë larg Shqipërisë si studiuesja e shkencave të informatikës, Mira Murati, koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.