Shehaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit për Ballukun: Filluan avazet PS-PD, nuk duan që t’iu prishim planet

19 Dhjetor, 12:35 | Përditesimi: 19 Dhjetor, 12:35

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar që të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Shehaj u shfaq në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe kërkoi që të futej në mbledhje për të parashtruar kërkesën e tij dhe më pas Këshilli të shprehej me vendim. Por, mbledhja ka nisur me dyer të mbyllura, ndërkohë Shehaj akuzoi për pazare PS-PD.

 

A.A/Shqiptarja.com