Shehaj vijon të mbajë të bllokuar foltoren, Spiropali: Je bërë si fanti spathi! Resulaj: Ke humbur votat e femrave me këtë sjellje!

19 Dhjetor, 14:39

Deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon të mbajë të bllokuar prej minutash foltoren e Parlamentit, teksa kolegët e tij vijuan të flasin nga vendi.

Pas deputetit Xhelal Mziu e mori fjalën deputetja Pranvera Resulaj. 

Teksa kryeparlamentarja Spiropali i tha Shehajt se ishte bërë si “fanti spathi”, Resulaj i kujtoi se me këtë veprim që po bënte po humbiste edhe ‘votat e femrave’.

Nga vendi foli më pas edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili denoncoi skandalin me Portin e ri të Durrësit dhe investimin e dyshuar me biznesmenin Alabar. Ai theksoi se ky ishte klientelizëm, sikurse edhe projekligji për faljen e gjobave, duke ia ngarkuar kostot qytetarëve.

Debati Spiropali-Shehaj-Resulaj:

Spiropali: Jeni bërë si fanti spathi në sallë dhe po merrni vetëm përbuzjen tonë! (Shehaj vijon të qëndrojë në foltore dhe nuk lejon Resulajn).

Resulaj: Ke humbur votat e femrave me këtë sjellje! (detyrohet të mbajë fjalë ngjitur Shehajt, në foltoren e zaptuar prej tij).

Spiropali: Zoti Shehaj po fitoni vetëm përbuzjen e deputetëve dhe të publikut. Vijoni flisni, lëreni me videon e tij!
 

    No videos found.