Shehi distancohet nga vrasja në Elbasan: Ai është vetëdorëzuar, të merret drejtësia me të!

22 Prill 2021, 23:10 | Përditesimi i fundit: 2021-04-22 23:24:29

Kandidati për deputet i PD-së, Dashamir Shehi thotë se distancohet nga vrasja e një ditë më parë në Elbasan, ku Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, qëlloi për vdekjen Pjerin Xhuvanin, eksponent i PS-së.

Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Shehi tha se autori është vetëdorëzuar në polici dhe se tashme drejtësia do të merret me të. Shehi pohoi se votat duhet të mbrohen, por jo me armë. Aleati i Bashës nënvizon se përgjegjës për rendin në këtë vend dhe mbarëvajtjen e fushatës elektorale këto ditë, është policia e shtetit.

Sipas Shehut, Edi Rama ka interes që të prishë zgjedhjet dhe të krijojë tension që njerëzit mos të shkojnë për të votuar.

‘Uroj të dalin të gjithë të votojnë dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës. Do të bëjmë çmos që dita të jetë e qetë dhe qytetarët të pafrikësuar. Unë gjykoj që opozita, grupi jonë do të marrë shumë më tepër. Këto vota duhet të mbrojtur, armët nuk më pëlqejnë. Realiteti është ky që PS është e mbushur me të tilla grupe nga shumë vite. A është kapur ndonjë grup PD-së që shet dhe blen vota?! Shiko sesa po kapen. Janë disa raste që kapen nga PS. Kjo trego se PS megjithëse ka administratën, morën dhe dokumentet e gjithë shqiptarët, vazhdojnë tre ditë para zgjedhjeve për të shkuar për të blerë vota, kjo është e turpshme. Unë nuk i hy asaj punë se ça tha policia, të merret prokuroria. Por policia Elbasanit është pak mëkatare në këtë lloj zullumi. Plagosje me vrasje janë e njëjta gjë. Policia e Elbasanit nuk mund të bëjë të paditurin në këtë punë.

Ka struktura për të mbrojtur votën. Ato nuk janë të armatosura, ai mund të jetë një i vetëm, ai shkoi dhe u dorëzua. Duhet të ketë reflektim, e tha ambasadorja institucione që janë policia, një pjesë e zyrave të shtetit. Këto si ka PD i ka PS. Përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e ka PS. Edhe nëse ka qenë me armë ky i PD-së atje në Elbasan ka 200 polic ta kishin kapur ta kishin bërë. Kemi bërë distancim. Jemi distancuar ai është dorëzuar dhe do të merret drejtësia me atë. Do ti kujtojmë shqiptarëve që përgjegjës për rendin në këtë vend është policia.