Shehi: Doja që këtë javë të luaja, por respektoj vendimin e arbitrave

7 Mars 2019, 19:12

Skënderbeu këtë fundjavë duhet të luante me Kukësin, por për shkak të ndërprjes së kampionatit skuadra do të jetë pushim. Në një intervistë për “Report TV”, trajneri i korçarëve Orges Shehi, i pyetur për vendimin e arbitrave për të bojkotuar kampionatin përgjigjet:

“Kjo ka të bëjë me arbitrat që kanë marrë këtë vendim. Personalisht do doja që këtë javë të luhej, por është një vendim I marrë pas asaj që ndodhi. Duhet respektuar ky vendim pasi edhe ata njerëz janë.”

A është I favorizuar Skënderbeu nga përjashtimi Kamzës pasi në dy ndeshje në kampionat do të marrë pikët në tavolinë, ndërsa në Kupë kualifikohet direkt në gjysmëfinale?

“Kjo është çështje shorti, këtë short kishim dhe këtë radhë na buzëqeshi pasi herë të tjera na ka penalizuar. Ne dhe dy skuadra të tjera ende se kishim zhvilluar ndeshjen e fazës së tretë dhe kjo është normale.”